Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në Shtetet e Bashkuara. Dy llojet më të zakonshme janë kanceri i qelizave bazale dhe kanceri i qelizave skvamoze. Zakonisht ato formohen në kokë, fytyrë, qafë, duar dhe krahë. Një lloj tjetër i kancerit të lëkurës, melanoma, është më i rrezikshëm por më pak i zakonshëm.
Çdokush mund të ketë kancer të lëkurës, por ai është më i zakonshëm tek njerëzit që:
– Kalojnë shumë kohë në diell ose nëse lëkura e tyre është djegur nga dielli
– Nëse keni lëkurë, flokë dhe sy me ngjyrë lehtë të bardhë
– Nëse keni një anëtar të familjes me kancer të lëkurës
– Nëse jeni mbi 50 vjeç
Ju duhet të kontrolloheni tek mjeku për çdo shenjë të dyshimtë në lëkurë si dhe çdo ndryshim në dukjen e lëkurës suaj. Trajtimi ka gjasa të funksionojë mirë kur kanceri zbulohet herët. Nëse nuk trajtohet, disa lloje të qelizave të kancerit të lëkurës mund të përhapen në inde dhe organe të tjera. Trajtimi përfshinë kirurgjin, terapi rrezatimi, kimioterapi, terapi fotodinamike (PDT) dhe terapi biologjike. PDT përdor një ilaç dhe një lloj drite laserike për të vrarë qelizat e kancerit. Terapia biologjike rrit aftësinë e trupit tuaj për të luftuar kancerin.