Akne është një sëmundje e zakonshme e lëkurës që shkakton puçrra. Puçrra formojnë kur foliculet e flokut nën lëkurën tuaj bllokohen. Shumica e puçrrave formohen në fytyrë, qafë, shpinë, gjoks, dhe supet. Aknet mund të paraqiten tek çdokush, por më së shumti paraqiten tek adoleshentët dhe të rinjtë. Aknet nuk janë serioze, por mund të shkaktojë vrragë.
Askush nuk e di saktësisht si shkaktohen puçrrat në fytyrë. Ndryshimet hormonale, si ato gjatë viteve të adoleshencës dhe shtatzënisë, mund të ndikojnë. Ka shumë mite për atë se si shkaktohen aknet. Shpesh fajësohen ushqimet me çokollatë dhe yndyrna, por ka pak dëshmi se ushqimet luajnë rol në paraqitjen e akneve tek shumica e njerëzve. Një mit tjetër i zakonshëm është se lëkura e ndotur shkakton aknet! Megjithatë, shenjat e zeza dhe puçrrat nuk shkaktohen nga papastërtia. Stresi nuk shkakton aknet, por stresi mund ta komplikoj ate!
Nëse keni puçrra fytyre:
– Pastroni lëkurën tuaj me butësi
– Mundohuni të mos prekni lëkurën tuaj
– Shmangni diellin
Trajtimi i akneve bëhet edhe me kremëra.
NIH: Instituti Kombëtar i Artritit, Sëmundjeve Osteomuskulare dhe të Lëkurës.