VARIÇELA – LIJA E UJIT

VARIÇELA – LIJA E UJIT

Variçela është një infeksion i shkaktuar nga virusi variçela-zoster. Në shumicën e rasteve paraqitet tek fëmijët nën moshën 15 vjeç, por edhe tek fëmijët më të rritur dhe tek të rriturit. Ajo përhapet shumë lehtë nga një person në tjetrin.
Simptoma klasike e variçelës është një skuqje e pakëndshme dhe të kruara. Skuqja kthehet në fluskë të mbushur me lëng dhe përfundimisht në një dregëz. Zakonisht shfaqet në fytyrë, gjoks dhe shpinë dhe pastaj përhapet në pjesët tjera të trupit. Simptomet tjera përfshijnë:
– Ethe
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Humbja e oreksit
Variçela zakonisht është e lehtë dhe zgjat 5-10 ditë. Losioni me kalamine dhe banja me bollgur (millë tërshëre) mund të lehtësojnë kruarjen. Acetaminophen mund të trajtojë ethet. Mos përdorni aspirinë për variçelën, ky kombinim mund të shkaktojë sindromën Reye.
Variçela ndonjëherë mund të shkaktoj probleme serioze. Të rriturit, foshnjat, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe ata me sistem të dobët imunitar janë më të predisponuar të sëmuren prej saj. Ata mund të kenë nevojë të marrin ilaçe antivirale.
Pasi të sëmureni nga variçela, virusi zakonisht do mbetet në trupin tuaj. Ju ndoshta nuk do të merrni përsëri variçelën, por virusi mund të shkaktojë herpes tek të rriturit. Vaksinimi mund të ndihmojë në parandalimin e shumicës së rasteve të variçelës, ose e bënë atë më pak të rëndë nëse vaksinoheni.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right
sqAlbanian