HORMONET

HORMONET

Hormonet janë lajmëtarët kimikë të trupit tuaj. Përmes gjakut ato udhëtojnë në inde ose organe. Ato punojnë ngadalë dhe me kalimin e kohës ndikojnë në shumë procese të ndryshme, përfshirë:
– Rritjen dhe zhvillimin
– Metabolizmin – furnizimi me energji nga ushqimet që hani
– Funksionet seksuale
– Riprodhimi
– Temperamenti/disponimi
Gjëndrat endokrine, të cilat janë grupe të veçanta qelizash, prodhojnë hormonet. Gjëndrat kryesore endokrine janë hipofiza, pineale, timusi, gjëndra tiroide, gjëndrat mbiveshkore dhe pankreasi. Përveç kësaj, burrat prodhojnë hormone në testiset e tyre dhe gratë prodhojnë hormonet në vezoret e tyre.
Hormonet janë të fuqishëm. Mjafton vetëm një sasi e vogël për të shkaktuar ndryshime të mëdha në qeliza ose madje edhe në tërë trupin tuaj. Kjo është arsyeja pse sasi e tepërt apo edhe shumë pak nga një hormon i caktuar mund të jetë serioz. Testet laboratorike mund të matin nivelin e hormoneve në gjakun tuaj, urinë ose pështymë. Mjeku juaj mund të kryejë këto teste nëse keni simptoma të një çrregullimi hormonal. Testet e shtatzanisë në shtëpi janë të ngjashme – ato testojnë për hormonet e shtatzënisë në urinën tuaj.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right
sqAlbanian