HIPERTIROIDIZMI

HIPERTIROIDIZMI

Gjëndra tiroide është një gjëndër në formë fluture në qafën tuaj, pikërisht mbi klavikulën tuaj. Ajo është një nga gjëndrat tuaja endokrine, të cilat prodhojnë hormonet. Hormonet tiroide kontrollojnë aktivitete të shumëta në trupin tuaj. Këtu përfshihet sa shpejt ju shpenzoni kaloritë dhe sa shpejt rrah zemra juaj. Kjo nënkupton metabolizmin e trupit tuaj. Nëse tiroidja është shumë aktive, ajo prodhon më shumë hormone tiroide sesa trupi juaj ka nevojë. Kjo quhet hipertiroidizëm.
Hipertiroidizmi është më i shpeshtë te gratë, njerëzit me probleme të tjera tiroide dhe ato mbi 60 vjeç. Sëmundja Graves, është një sëmundje autoimune, dhe është shkaktari më i zakonshëm. Shkaqe të tjera përfshijnë nodulet tiroide, tiroiditet, konsumimi i tepërt i jodit dhe marrja e tepërt e hormonit sintetik të tiroides.
Simptomat mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin. Ato mund të përfshijnë:
– Gjendje nervoze apo të shqetësuar
– Luhatje disponimi
– Lodhje ose dobësi e muskujve
– Intoleranca ndaj nxehtësisë
– Probleme me gjumin
– Dridhjet e duarve
– Rrahje të shpejtë dhe të parregullt të zemrës
– Lëvizje të shpeshta të zorrëve ose diarre
– Humbje peshe
– Gusha, rritje abnormale e tiroidesë, që mund të bëjë që qafa të duket e fryrë
Për të diagnostikuar hipertiroidizmin, mjeku juaj do të bëjë një ekzaminim fizik, do të shikojë simptomat tuaja dhe do të bëjë analiza/teste tiroide. Trajtimi është me ilaçe, terapi radiojod ose kirurgji tiroide. Nuk ka trajtim të njejtë për të gjithë të sëmuarit.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të tretjes dhe Veshkave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right