Skleroza Multiple (MS) është një sëmundje e sistemit nervor që ndikon në trurin tuaj dhe në shtyllën kurrizore. Ajo dëmton mbështjelljen e myelinit, materialin që rrethon dhe mbron qelizat tuaja nervore. Ky dëmtim ngadalëson ose bllokon mesazhe mes trurit dhe trupit tuaj, duke shkaktuar simptomat e MS. Këto simptome mund të përfshijnë:
– Çrregullime shikimi
– Dobësi muskulare
– Probleme me koordinim dhe drejtëpeshim
– Ndjenjë të tillë si mpirje, pickim, ose “therrje në formë gjilpëre”
– Probleme të menduarit dhe të kujtesës
Askush nuk e di shkaktarin e MS. Ajo mund të jetë një sëmundje autoimune, e cila ndodh kur sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon qelizat e shëndetshme në trupin tuaj. Skleroza Multiple – MS më shumë prek femrat se meshkujt. Shpesh fillon midis moshës 20 dhe 40 vjeç. Zakonisht, sëmundja është e lehtë, por disa njerëz humbasin aftësinë për të shkruar, folur ose ecur.
Nuk ka asnjë test/analizë të vetëm për MS. Mjekët përdorin historinë mjekësore, ekzaminim fizik, teste neurologjike, MRI, dhe analiza të tjera për ta diagnostikuar atë. Nuk ka shërim për MS, por ilaçet mund ta ngadalësojnë dhe ndihmojnë në kontrollin e simptomave. Terapia fizike dhe e punës (okupacionale) mund të ndihmojnë gjithashtu.
NIH: Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike dhe Infarktit