SINDROMI DOWN

SINDROMI DOWN

Sindromi Down është një gjendje në të cilën një person lind me një kopje shtesë të kromozomit 21. Njerëzit me sindromin Down mund të kenë probleme fizike, si dhe aftësi të kufizuara intelektuale. Çdo person i lindur me sindromin Down është i ndryshëm.
Njerëzit me këtë sindromë mund të kenë gjithashtu probleme të tjera shëndetësore. Ata mund të lindin me sëmundje të zemrës, mund të kenë demencë apo probleme me dëgjim. Në disa raste mund të kenë probleme me zorrët, sytë, gjëndrën tiroide apo eshtrat.
Gjasat për të lindur një fëmijë me sindromën Down rritet me moshën e nënës. Sindromi Down nuk mund të shërohet. Programet e trajtimit të hershëm mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive. Ato mund të përfshijnë ushtrime për të folur, terapi fizikale, profesionale ose arsimore. Me mbështetje dhe trajtim, shumë njerëz me sindromin Down jetojnë jetë të lumtur dhe produktive.
NIH: Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right