Kur nuk ndiheni mirë ose keni shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj, zakonisht ju vizitoni mjekun familjar. Derisa pas orarit të punës, ju mund të vizitoni edhe emergjencën. Por me avansimin teknologjik të komunikimit, mundësitë tuaja për kujdes shëndetësor janë shtuar. Tani përmes shërbimeve të mjekut digjital, ju mund të konsultoheni me mjekun në çdo kohë, nga cdo pajisje dhe pa lëvizur nga shtëpia juaj.
Që nga mesi i shekullit XX, konsultimi me mjekun në distancë ka qenë i mundur dhe është realizuar përmes telefonit fiks. Me përparimin e teknologjisë, shëndeti digjital ka avansuar jashtëzakonisht shumë në dekadën e dytë të shekullit XXI dhe sot ofrohen shërbime në mënyra të ndryshme. Kjo mundësohet me softuer i cili mundëson video konsultim me mjekun në distancë, dhe aplikacione që ofrojnë shërbime të shëndetit digjital si HeyDoctor, TeleClinic, AmericanWell dhe Klinika Digjitale në vendin tonë.
Shëndeti digjital ju mundëson të diskutoni në kohë reale simptomat dhe problemet shëndetësore me mjekun tuaj. Me ndihmën e kujdesit digjital, ju mund të diagnostikoheni, të mësoni opsionet tuaja të mjekimit dhe të merni raportin mjekësor dhe recetën për terapinë tuaj. Në rastet kur është e nevojshme, mjeku juaj mund të bëjë një vizitë edhe nga distanca dhe ekzaminojë rezultatet nga pajisjet mjekësore për të mbikqyrur gjendjen tuaj shëndetësore.
Ekzistojnë tri lloje të shërbimeve shëndetësore digjitale:
Mjekësia interaktive: E quajtur edhe “shërbim i drejtpërdrejtë”, ku mjekët dhe pacientët komunikojnë në kohë reale.
Monitorimi në distancë i pacientëve: Kjo i mundëson mjekut të monitorojë pacientët që përdorin pajisje mjekësore për të mbledhur të dhëna për tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak etj.
Mendimi Sekondar: Pacientët mund të marrin mendim dhe të konsultohen me mjekë specialistë nga institucionet më të njohura në Evropë dhe SHBA. Mendimi Sekondar ofrohet falë softuerit të avansuar për arkivim dhe transfer të imazherisë.
Të gjitha këto shërbime digjitale bëhen të mundura falë Kartelës Elektronike Mjekësore Personale. Me kartelën elektronike, dëmtimit dhe humbjes së analizave laboratorike dhe raporteve mjekësore i ka ardhur fundi! Tani dokumentacioni juaj shëndetësor, është në kartelën e juaj, përherë dhe kudo me ju!
Kartela Elektronike Mjekësore Personale do ju ndihmojë të kurseni para, të përmirësoni cilësinë e kujdesit shëndetësor, zvogëloni gabimet në terapi, të analizave dhe vizita të panevojshme te mjeku.
Ajo gjithashtu do të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin në mes të mjekut tuaj familjar dhe mjekëve specialistë. Ju poashtu mund të dërgoni mjekut tuaj të dhënat shëndetësore dhe konsultoheni me të.
Shëndeti digjital është më tepër se një shërbim. Është një mënyrë për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit dhe ngritur nivelin e edukimit të mjekëve.
Si funksionon shëndeti digjital në mjekësi?
Shëndeti digjital nuk është i përshtatshëm për situata emergjente si sulmi në zemër apo goditja në tru, prerjet apo thyerjet e kockave ku kërkohet një ekzaminim me Rtg si dhe qepjet apo imobilizimi me gips.
Sidoqoftë, shëndeti digjital është shumë i dobishëm për konsultime pasuese dhe në këto raste:
– Kur një prerje infektohet, ju mund të konsultoheni me mjekun digjital për të diskutuar mbi simptomat tuaja.
– Kur jeni në pushim vjetor dhe mendoni se keni një infeksion me streptokok në fyt, ju mund të konsultoheni me mjekun digjital.
– Nëse keni nevojë për terapi për kontrollin e lindjes, ju mund të konsultoheni me mjekun tuaj digjital dhe të merrni raportin mjekësor dhe recetën të njëjtën ditë.
Është i dobishëm edhe për shumë çështje tjera shëndetësore, përfshirë konsultimin me psikoterapeutin, onkologun, reumatologun, dermatologun etj.
Ftohjet dhe gripi, kafshimet e insekteve, dhimbjet e fytit, diarea dhe skuqjet e syrit janë disa sëmundje të tjera të zakonshme të trajtuara me ndihmën e mjekut digjital.
Përfitimet nga shërbimet digjitale mjekësore
Kërkesat në rritje për një kujdes më të mirë shëndetësorë janë një forcë lëvizëse prapa zhvillimit të hovshëm të shëndetit digjital. Nëse jetoni larg nga qyteti apo keni një orar të ngjeshur dhe koha nuk ju premton të vizitoni mjekun, atëherë shëndeti digjital do ju mundësoj të konsultoheni me mjekun dhe përmirësoj përkujdesjen shëndetësore dhe mirëqenien tuaj. Konsultimi me mjekun digjital do redukon dukshëm nevojën tuaj për vizitë në emergjencë.
Me rritjen e popullaritetit të shëndetit digjital, shumë kompani të sigurimit shëndetësor edhe në vendin tonë kanë filluar të mbulojnë shpenzimet për shërbimet digjitale.
Shëndeti digjital nuk do të thotë që ju nuk do të vizitoni kurrë më mjekun familjar. Por kjo e bën kujdesin shëndetësor më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të lirë. Gjithashtu, kjo do ju ndihmojë të kaloni më pak kohë në pritoren e mjekut.