SARKOIDOZA

SARKOIDOZA

Sarkoidoza është një sëmundje që çon në inflamacion, zakonisht në mushkëri, lëkurë ose nyjet limfatike. Fillon si nyje/gunga të imëta, të ngjashme me kokrrat, të quajtura edhe granuloma. Sarkoidoza mund të ndikojë në çdo organ në trupin tuaj.
Askush nuk është i sigurt se çfarë e shkakton sarkoidozën. Atakon burrat dhe gratë e të gjitha moshave dhe racave. Shfaqet më së shumti tek njerëzit e moshës 20 deri në 50 vjeç, tek afrikano-amerikanët, më shumë tek gratë dhe njerëzit me origjinë nga Evropa Veriore.
Shumë njerëz nuk kanë simptome. Nëse ka simptome, ato mund të përfshijnë:
– Kollë
– Gulçim
– Humbje peshe
– Djersitje gjatë natës
– Lodhje
Testet për të diagnostikuar sarkoidozën përfshijnë Rtg e gjoksit, testet funksionale të mushkërive dhe një biopsi. Jo të gjithë të sëmurët kanë nevojë për trajtim. Nëse keni nevojë për trajtim, prednizoni, një lloj steroidi, është trajtimi kryesor.
NIH: Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right
sqAlbanian