Meningjiti është inflamacion i indit të hollë që rrethon trurin dhe palcën kurrizore, të quajtur meningje. Ka disa lloje të meningjitit. Më e zakonshme është meningjiti viral. Ju merrni atë kur një virus hyn në trup përmes hundës ose gojës dhe udhëton në tru. Meningjiti bakterial është i rrallë, por mund të jetë vdekjeprurës. Zakonisht fillon me bakterie që shkaktojnë një ftohje apo infeksion. Ajo mund të shkaktojë pikën (goditje), humbje të dëgjimit dhe dëmtim të trurit. Ajo gjithashtu mund të dëmtojë organet tjera. Infeksionet pneumokoksike dhe meningokoksike janë më të zakonshme tek meningjiti bakterial.
Çdokush mund të sëmuhet nga meningjiti, por ai është më i zakonshëm tek njerëzit me imunet të dobët. Meningjiti mund të përkeqësohet shumë shpejt. Ju keni nevojë për kujdes mjekësor urgjent nëse keni:
– Ethe të larta dhe të papritura
– Dhimbje koke të rëndë
– Një qafë rigjide (fortësim)
– Mundim dhe të vjella
Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve serioze dhe vdekjen. Analizat për të diagnostikuar meningjitin përfshijnë analizat e gjakut, imazheria dhe nxjerrja për testim e lëngut cerebrospinal nga palca kurrizore. Meningjiti bakterial mund të trajtohet me antibiotikë. Barnat antivirale mund të ndihmojnë disa lloje të meningjitit viral. Barnat e tjera mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave.
Egzistojnë vaksina për parandalimin e disa infeksioneve bakteriale që shkaktojnë meningjitin.
NIH: Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike dhe Infarkt