KAPSLLËKU

KAPSLLËKU

Kapsllëku do të thotë që një person ka tre ose më pak zbrazje të zorrëve brenda një jave. Fecesi mund të jetë i fortë dhe i thatë. Ndonjëherë i përcjellur me dhimbje gjatë defekacionit – zbrazjes. Heret apo vonë pothuaj të gjithë njerëzit kanë kapsllëk. Në shumicën e rasteve, zgjat shkurtër dhe nuk është serioz.
Ka shumë gjëra që mund të bëni për të parandaluar kapsllëkun. Ato përfshijnë:
– Ushqimi me më shumë fruta, perime dhe drithëra, të cilat janë të pasura me fibra
– Pini sasi më të mëdha të ujit dhe lëngjeve të tjera
– Ushtroni më shumë
– Kur keni nevojën, kushtoni më shumë kohë zbrazjes së zorrëve
– Përdorni laksativ vetëm nëse mjeku juaj thotë se ju duhet
– Pyetni mjekun tuaj nëse ilaçet tjera që merrni mund të shkaktojnë kapsllëk
Nuk është e rëndësishme që ju të keni një zbrazje të zorrëve çdo ditë. Nëse zbrazja e zorrëve rrallohet, ndryshon, konsultoni mjekun tuaj gjithësesi.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabeteve dhe Sëmundjeve të tretjes dhe Veshkave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right