Diarreja është jashtëqitje e shpeshtë, si uji (zbrazje e zorrëve). Ju keni diarre nëse keni jashtëqitje tre ose më shumë herë në një ditë. Diarreja akute është diarre që zgjat një kohë të shkurtër dhe është një problem i zakonshëm. Zakonisht zgjat rreth një ose dy ditë, por mund të zgjasë më gjatë dhe largohet më vete.
Diarrea që zgjat më shumë se disa ditë mund të jetë shenjë e një problemi më serioz. Diarreja kronike – zgjat të paktën katër javë – dhe mund të jetë simptomë e një sëmundje kronike. Simptomet kronike të diarresë mund të jenë të vazhdueshme, ose ato mund të vijnë dhe të largohen.
Çka shkakton diarren?
Shkaqet më të zakonshme të diarresë përfshijnë:
– Bakteret nga ushqimi apo uji i ndotur
– Viruse të tilla si gripi, norovirus ose rotavirus. Rotavirus është shkaku më i zakonshëm i diarresë akute tek fëmijët.
– Parazitët, të cilët janë organizma të vegjël që gjenden në ushqim ose ujë të kontaminuar
– Ilaçet siç janë antibiotikët, ilaçet për kancer dhe antacidet që përmbajnë magnez
– Intolerancat ushqimore dhe ndjeshmëritë, të cilat janë probleme në tretjen e përbërësve ose ushqimeve të caktuara. Një shembull është intoleranca e laktozës.
– Sëmundje që prekin lukthin, zorrët e holla ose zorrën e trashë, siç është sëmundja e Crohn
– Probleme me funksionimin e zorrës së trashë, siç është sindroma e zorrës së irrituar
Disa njerëz kanë diarre edhe pas operacionit në stomak, sepse ndonjëherë operacionet mund të bëjnë që ushqimi të lëvizë më shpejt në sistemin tuaj të tretjes.
Ndonjëherë nuk mund të gjendet asnjë shkak. Nëse diarreja juaj largohet brenda pak ditësh, gjetja e shkakut zakonisht nuk është e nevojshme.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabeteve dhe Sëmundjeve të tretjes dhe Veshkave