Fusha e etikës studion parimet e së drejtës dhe të gabuarës. Vështirë të ekzistoj një fushë në mjekësi pa aspektin etik. Për shembull, ka çështje etike që kanë të bëjnë me:
– Kujdesi në përfundimin e jetës: A duhet të marrë një i sëmurë ushqim? Si të veprohet në lidhje me udhëzimet e avansuara dhe urdhrat për vendosje ne respirator (frymarrje artificiale)? revitalizim/ringjallje?
– Aborti: Kur fillon jeta? A është etike të ndërpresësh një shtatzëni me një defekt të lindjes?
– Testimi gjenetik dhe prenatal: Çfarë ndodh nëse ju jeni bartës i një defekti? Po në qoftë se testimi tregon se fëmija juaj i palindur ka një defekt?
– Kontrolli i lindjes: A duhet të jetë në dispozicion të të miturve?
– A është etike të prodhoni qelizat staminale embrionale për të trajtuar sëmundjet?
– Dhurimi i organeve: A duhet një i afërm të dhurojë një organ tek një i afërm i sëmurë?
– Informacioni juaj personal shëndetësor: kush ka qasje në të dhënat tuaja?
– Të drejtat e pacientit: A keni të drejtë të refuzoni trajtimin?
– Kur flisni me mjekun tuaj, a është etike që ai ose ajo të mbajë (mos ju tregoj) informacionet ju dhe familjes suaj?