Palca kockore është indi butë në brendi të disa prej kockave, të tilla si eshtrat e pelvikut dhe të kofshës. Palca përmban qeliza të papjekura, të quajtura qeliza staminale. Qelizat staminale mund të zhvillohen në qeliza të kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjen në të gjithë trupin, qelizat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet dhe trombocitet, të cilat ndihmojnë koagulimin e gjakut (mpiksjen).
Transplanti i palcës kockore është procedurë për zëvendësimin e qelizave staminale të palcës kockore të një personi. Mjekët përdorin këto transplante për të trajtuar njerëzit me sëmundje të caktuara, të tilla si:
– Leukemia
– Sëmundje të rënda të gjakut të tilla si talasemia, anemia aplastike dhe anemia drapërore
– Mieloma multiple
– Disa sëmundje të mungesës së imunitetit
Para transplantimit, ju duhet të merrni doza të larta të kemoterapisë, ndoshta dhe të rrezatoheni. Kjo shkatërron qelizat staminale defektive në palcën kockore. Ajo gjithashtu suprimon sistemin imunitar të trupit tuaj që të mos sulmojë qelizat e reja staminale pas transplantimit.
Në disa raste, ju mund të dhuroni më parë qelizat staminale të palcës së eshtrave. Ato ruhen dhe pastaj përdoren më vonë. Ose mund të merrni qeliza nga një donator. Dhuruesi mund të jetë një anëtar familje ose një person i huaj.
Transplantimi i palcës kockore ka rreziqe serioze. Disa komplikime mund të jenë kërcënuese për jetën. Por për disa njerëz, është shpresa më e mirë për shërim apo një jetë më të gjatë.
NIH: Instituti kombëtar për sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut.