SKLEROZA AMIOTROFIKE LATERALE – SËMUNDJA E LOU GEHRIG

SKLEROZA AMIOTROFIKE LATERALE (ALS)- SËMUNDJA E LOU GEHRIG

Skleroza Amiotrofike Laterale (anësore) është një sëmundje e sistemit nervor që sulmon qelizat nervore të quajtura neurone në trurin dhe palcën tuaj kurrizore. Këto neurone transmetojnë mesazhe nga truri dhe palca kurrizore te muskujt – të kontrolluarë nga ju, si në krahët dhe këmbët. Në fillim, kjo shkakton probleme të lehta të muskujve. Disa njerëz vërejnë:
– Probleme në ecje ose vrapim
– Probleme me shkrimin
– Problemet me të folurit
Përfundimisht, ju humbni forcën tuaj dhe nuk mund të lëvizni. Kur muskujt në gjoks dështojnë, ju nuk mund të merrni frymë. Një aparat frymëmarrjeje mund të ndihmojë, por shumica e njerëzve me ALS vdesin nga dështimi i frymëmarrjes.
Sëmundja zakonisht sulmon moshat mes 40 dhe 60 vjeç. Burrat sëmuhen më shumë sesa gratë. Askush nuk e di se çfarë e shkakton ALS. Mund të jet familjare, por zakonisht godet rastësisht. Shërim nuk ka. Ilaçet mund të lehtësojnë simptomat dhe ndonjëherë, të zgjasin mbijetesën.
NIH: Instituti Kombëtar i Disrregullimeve Neurologjike dhe Goditjeve
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right