Testikujt e pazbritur ndodhin kur një ose të dy testikujt dështojnë të zbresin në skrotum para lindjes.
Shkaqet
Në shumicën e rasteve, testikujt tek djemtë zbresin kur ai është 9 muajsh. Testikujt e pazbritur zakonisht paraqiten tek foshnjat që lindin para kohe. Derisa kjo rallë paraqitet tek foshnjet e lindura me kohë.
Tek disa foshnje kjo mund të paraqitet si gjendje e quajtur “testikuj retraktil” (testikuj lëvizës) dhe mjeku mund të mos i gjejë testikujt. Në këtë rast, testikujt janë normale, por tërheqen prapa nga skrotumi nga një refleks i muskujve. Kjo ndodh sepse testikujt janë ende të vogël para pubertetit. Testikujt zakonisht zbresin në skrotum në pubertet dhe kirurgjia nuk është e nevojshme.
Testikujt që nuk zbresin natyrshëm në skrotum konsiderohen anormal. Tek testisi i pazbritur ka më shumë gjasa të zhvillohet kanceri, edhe nëse ky vihet në skrotum me kirurgji. Kanceri është gjithashtu më i mundshëm edhe në testisin tjetër.
Sjellja e testikujve në skrotum mund të përmirësojë prodhimin e spermës dhe të rrisë gjasat për fertilitet të mirë. Gjithashtu i mundëson mjekut të bëjë një kontrollë të hershme për zbulimin e kancerit.
Në disa raste, nuk mund të gjendet asnjë testis, madje edhe gjatë operacionit. Kjo mund të ndodh për shkak të problemit gjatë zhvillimit të foshnjes para lindjes.