Herpesi është një infeksion që shkaktohet nga virusi herpes simplex (HSV). Herpesi oral shkakton plagë në formë ethesh rreth gojës ose fytyrës. Herpesi gjenital ndikon në organet gjenitale, mollaqe ose zonën anale. Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD). Infeksionet e tjera të herpesit mund të prekin sytë, lëkurën ose pjesë të tjera të trupit. Virusi mund të jetë i rrezikshëm te foshnjat e porsalindura ose te njerëzit me sistem imun të dobët.
Ekzistojnë dy lloje të Herpes Simplex Virusit (HSV):
– Lloji HSV 1 zakonisht shkakton plagë në formë ethesh. Ky lloj gjithashtu mund të shkaktojë herpes gjenital.
– Lloji HSV 2 është shkaktari i zakonshëm i herpesit gjenital, por gjithashtu mund të infektojë gojën.
HSV përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Disa njerëz nuk kanë simptoma. Te disa të tjerë shfaqen plagë pranë zonës ku virusi ka hyrë në trup. Ato kthehen në vezikula, shaktojnë kruarje dhe dhimbje, e pastaj shërohen.
Shumica e njerëzve kanë simptoma disa herë në vit. Me kalimin e kohës, kjo bëhet edhe më e rrallë. Barnat për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë virusin mund të ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të simptomave dhe zvogëlimin e shfaqjes së simptomave.