EKSPOZIMI NDAJ RREZATIMIT

EKSPOZIMI NDAJ RREZATIMIT

Çka është rrezatimi?
Rrezatimi është energji. Ai udhëton në formë të valëve të energjisë ose grimcave me shpejtësi të lartë. Rrezatimi mund të jetë natyror ose i krijuar nga njeriu. Ka dy lloje rrezatimi:
– Rrezatimi jo-jonizues, i cili përfshin valët e radios, telefonat celularë, mikrovalët, rrezatimet infra të kuqe dhe drita për ndriçim
– Rrezatimi jonizues, i cili përfshin rrezatimin ultravioletë, radoni, rrezet-x dhe rrezet gama
Cilat janë burimet e rrezatimit?
Ne jemi të rrezatuar pothuaj tërë kohën dhe nga çdo gjë që na rrethon. Shumica e rrezatimit formohet në natyrë nga mineralet. Këto minerale radioaktive janë në tokë, dheun, ujin madje edhe trupin tonë. Rrezatimi që na rrethon vjen edhe nga hapësira e jashtme dhe nga dielli. Burime tjera janë të krijuara nga njeriu, të tilla si rrezet-x, terapia rrezatuese për trajtim të kancerit dhe kabllot e energjisë elektrike.
Cilat janë efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit?
Rrezatimi ka qenë rreth nesh gjatë gjithë evolucionit tonë. Pra, trupat tanë janë krijuar në atë formë për t’u marrë me nivelet e ulëta të rrezatimit që ne i ekspozohemi çdo ditë. Por rrezatimi i tepërt mund të dëmtojë indet duke ndryshuar strukturën e qelizave dhe duke dëmtuar ADN-në. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë edhe kancerin.
Dëmi i shkaktuar nga ekspozimi i rrezatimit varet nga disa faktorë, duke përfshirë:
– Llojin e rrezatimit
– Dozën (sasinë) e rrezatimit
– Ekspozimi, nëpërmjet kontaktit të lëkurës, gëlltitjes ose frymëmarrjes, ose rrezet kanë kaluar nëpër trupin tuaj
– Ku përqendrohet rrezatimi në trup dhe sa gjatë qëndron aty
Sa i ndjeshëm është trupi ndaj rrezatimit. Fetusi është më i ndjeshëm ndaj efekteve të rrezatimit. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imun të dobësuar janë më të ndjeshëm ndaj dëmeve shëndetësore sesa të rriturit e shëndetshëm.
Nëse jemi të ekspozuar ndaj rrezatimit të lartë për një periudhë të shkurtër kohore, rrezatimi i papritur, atëherë mund të shkaktohet djegie e lëkurës. Kjo mund të shkaktoj edhe sindromën e rrezatimit akut (ARS, ose “sëmundje rrezatimi”). Simptomat e ARS përfshijnë dhimbje koke dhe barkqitje (diarre). Zakonisht simptomet fillojnë brenda disa orësh. Këto simptome do largohen dhe personi do të duket i shëndetshëm për një kohë të shkurtër. Por pastaj ata do të sëmuren përsëri. Sa shpejt ata sëmuren sërish, cilët simptome kanë, dhe sa të sëmurë janë varet nga sasia e rrezatimit që ata kanë marrë. Në disa raste, ARS shkakton vdekje në ditët ose javët në vijim.
Ekspozimi ndaj dozave të ulëta të rrezatimit në mjedis nuk shkakton dëme të menjëhershme shëndetësore. Por mund të rrisë lehtë rrezikun e përgjithshëm të kancerit.
Cilat janë trajtimet për sëmundjen akute të rrezatimit?
Para se të fillojë trajtimi, mjekët duhet të zbulojnë se sa rrezatim trupi juaj ka absorbuar. Ata do ju pyesin për simptomet, bëjnë teste të gjakut dhe mund të përdorin një pajisje që mat rrezatimin. Ata gjithashtu përpiqen të marrin më shumë informacion rreth ekspozimit, si dhe llojit të rrezatimit, sa larg keni qenë nga burimi i rrezatimit dhe sa kohë jeni ekspozuar.
Trajtimi fokusohet në reduktimin dhe trajtimin e infeksioneve, parandalimin e dehidrimit dhe trajtimin e lëndimeve dhe djegieve. Disa njerëz mund të kenë nevojë për trajtime që ndihmojnë palcën kockore të rimarrë funksionin e saj. Nëse keni qenë të ekspozuar ndaj llojeve të caktuara të rrezatimit, mjeku mund t’ju japë një trajtim që kufizon ose largon kontaminimin që është brenda trupit tuaj. Ju gjithashtu mund të trajtoheni edhe për simptomat tjera.
Si mund të pengohet ekspozimi nga rrezatimit?
Janë disa hapa që duhet të ndërmerrni për të parandaluar ose reduktuar ekspozimin ndaj rrezatimit:
– Nëse mjeku ju rekomandon një test shëndetësor që përdor rrezatimin, pyesni për rreziqet dhe përfitimet nga ai test. Në disa raste, mund t’ju ofrohet një test tjetër që nuk përdor rrezatimin. Por nëse keni nevojë për një test që përdor rrezatimin, kërkoni ofruesin më të mirë të shërbimit imazherik. Gjeni atë që monitoron, përdor teknika për të zvogëluar dozat që i japin pacientëve.
– Zvogëloni ekspozimin elektromagnetik të rrezatimit nga telefoni juaj celular. Akoma nuk janë gjetur prova shkencore që tregojnë një lidhje të sigurtë midis përdorimit të telefonit celular dhe problemeve shëndetësore tek njeriu. Me siguri nevojiten më shumë kërkime për t’u bërë. Por nëse keni shqetësime, atëherë redukoni kohën që ju shpenzoni duke biseduar në telefon. Gjithashtu ju mund të përdorni kufje për të krijuar distancë midis kokës dhe telefonit
– Në shtëpinë ku jetoni, matni nivelet e radonit dhe nëse është e nevojshme, përdorni një sistem reduktimi të radonit.
– Gjatë një rrezatimi të papritur, strehouni brenda një ndërtese. Rrini brenda, dhe mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert. Qëndroni të përgatitur dhe ndiqni këshillat e përgjegjësve dhe zyrtarëve emergjent.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right