Bronkiti është një inflamacion i bronkeve, rrugëve të frymëmarrjes që mbajnë ajrin në mushkëritë tuaja. Kjo shkakton një kollë që shpesh përcjellet me mukus. Gjithashtu mund të shkaktojë frymëmarrje të shpeshtuar, ngulfatje, ethe dhe ngushtim në gjoks. Ka dy lloje kryesore të bronkitit: akut dhe kronik.
Shumica e rasteve të bronkitit akut shërohen brenda disa ditëve. Por kollitja mund të zgjasë edhe disa javë pas shërimit.
Viruset e njejta që shkaktojnë ftohjen dhe gripin shpesh shkaktojnë bronkit akut. Këto viruse përhapen përmes ajrit kur njerëzit kolliten, ose përmes kontaktit fizik (për shembull, me duart e palara). Ekspozimi ndaj tymit të duhanit, ndotjes së ajrit, pluhurit, avullit dhe gazrave gjithashtu mund të shkaktojnë bronkit akut. Më rrallë, bakteret gjithashtu mund të shkaktojnë bronkit akut.
Për të diagnostikuar bronkitin akut, mjeku do ju pyesë për simptomat tuaja dhe do dëgjon (auskulton) frymëmarrjen tuaj. Mjeku mund të bëjë edhe analiza tjera!
Mjeku do ju rekomandoj pushim, lëngje dhe aspirinë (për të rriturit) ose acetaminophen për të trajtuar ethet. Një vaporizues (prodhues avulli) mund të ndihmojë gjithashtu. Nëse keni ngulfatje, ju mund të keni nevojë për inhalim të ilaçeve për të hapur rrugët e frymëmarrjes. Antibiotikët nuk do të ndihmojnë nëse shkaku është viral. Ju mund të merrni antibiotikë nëse shkaku është bakterial.
NIH: Instituti Kombëtar për Sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut