ASTMA TEK FËMIJËT

ASTMA TEK FËMIJËT

Astma është një sëmundje kronike që ndikon në rrugët e frymëmarrjes. Ajrimi juaj bëhet përmes tubave që bartin ajrin brenda dhe jashtë mushkërive tuaja. Nëse keni astmë, muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes tuaj bëhen të pezmatuara dhe të fryra.
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 milionë njerëz kanë astmë. Pothuajse 9 milionë prej tyre janë fëmijë. Fëmijët kanë rrugët e frymëmarrjes më të vogla se sa të rriturit, gjë që e bën astmën shumë serioze për ta. Fëmijët me astmë kanë frymarrje të vështirësuar, kollitje, ngushtim në gjoks dhe probleme tjera në frymëmarrje, sidomos herët në mëngjes ose gjatë natës.
– Shumë gjëra mund të shkaktojnë astmën, duke përfshirë:
– Alergenet – myk, polen, kafshët
– Irritues të ndryshëm – tymi i cigareve, ndotja e ajrit
– Moti – ajri i ftohtë, ndryshimet në mot
– Ushtrime
– Infeksione – grip, të ftohtë të zakonshëm
Kur simptomat e astmës keqësohen, kjo quhet sulm astmatik. Astma trajtohet me dy lloje të barnave: ilaçe me lehtësim të shpejtë për të ndaluar simptomat e astmës dhe medikamentet afatgjata për të parandaluar simptomat.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right