VENAT E ZGJËRUARA

VENAT E ZGJËRUARA

Venat e zgjëruara janë të fryra, të përdredhura që mund t’i shihni nën lëkurë. Ata zakonisht paraqiten në këmbë, por gjithashtu mund të formohen në pjesë të tjera të trupit. Hemorroidet janë poashtu vena të zgjëruara!
Valvulat në venat tuaja ndihmojnë qarkullimin e gjakut drejt zemrës suaj. Nëse valvulat janë të dobëta ose të dëmtuara, gjaku mund të kthehet dhe të mbledhet në venat tuaja. Kjo shkakton fryrjen e venave, të cilat mund të shkaktojnë zgjërimin e venave!
Venat e zgjëruara janë shumë të zakonshme. Më shumë të rezikuar janë të moshuarit, femrat, personat me mbipeshë, nëse nuk ushtroni, ose keni një histori familjare me venat e zgjëruara. Ato gjithashtu mund të paraqiten edhe në shtatzëni.
Mjekët shpesh diagnostikojnë venat e zgjëruara me një test fizik. Ndonjëherë mund të nevojiten edhe teste shtesë.
Ushtrimi, humbja e peshës, ngritja e këmbëve gjatë pushimit, dhe moskryqëzimi i tyre kur jeni ulur mund të parandalojë përkeqësimin e venave të zgjëruara. Veshja e robeve të lehta dhe shmangia e qëndrimit të gjatë në këmbë mund të ndihmojnë gjithashtu. Nëse venat e zgjëruara përcjellen me dhimbje ose nuk ju pëlqen dukja e tyre, mjeku juaj mund të rekomandojë edhe largimin e tyre.
NIH: Instituti Kombëtar për Zemër, Mushkëri dhe Gjak
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right