Klinika Digjitale ofron mundësinë e veçantë për trajtimin e sëmundjes suaj me metodat më të avansuara diagnostike, terapeutike dhe kirurgjike të njohura sot në botë! Tani, ju keni mundësi të kërkoni trajtim tek mjekët dhe spitalet më të njohura në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Angli, Turqi, Greqi, shtetet tjera të Bashkimit Evropian dhe në SHBA.
Programi për Trajtim Jashtë Vendit ofron trajtim për të gjitha sëmundjet të cilat nuk trajtohen në vendin tuaj si dhe trajtimin e sëmundjeve më të komplikuara për të cilat ju preferoni të trajtoheni jashtë vendit:
– Trajtimi i të gjitha rasteve onkologjike, për fëmijë dhe të rritur – Radiokirurgjia dhe Radioterapia me Cyberknife M6 – Transplantimi i Palcës Kockore – Transplantimi i veshkave dhe të organeve tjera – Mjekësia nukleare, Skanimi me PET-CT – Laboratori i embriologjisë – Laboratori dhe konsultimi gjenetik – Trajtimi subspecialistik në Neurokirurgji, Obstetrikë & Gjinekologji, Urologji, Ortopedi – In-Vitro Fertilizimi – Intervenimet kardiokirurgjke, operacionet më të komplikuara të zemrës për fëmijë dhe të rritur dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve për të cilat ju keni nevojë të trajtoheni jashtë vendit.
Klinika Digjitale, është në shërbimin tuaj dhe ju mundëson trajtimin adekuat tek mjekët më të besueshëm në qendrat më të njohura spitalore në botë. Ju keni mundësi të zgjedhni ofertën më të mirë për trajtimin tuaj!
Pas zgjedhjes së spitalit tuaj të preferuar, Mjeku Personal në Klinikën Digjitale do përgatisë dosjen tuaj shëndetësore, raportet mjekësore, analizat laboratorike, biopsitë, imazheritë me CT, MRI apo PET CT dhe të gjitha këto do t’i transferojë tek spitali jashtë vendit i cili do përkujdeset për trajtimin tuaj.
Për më tepër, Klinika Digjitale do ju asistojë të siguroni vizat për ju dhe përcjellësin dhe siguroj pranimin tuaj në spitalin e zgjedhur nga ju!
Mos harroni se është trupi dhe jeta juaj në pyetje dhe vendimi për trajtimin tuaj varet nga ju! Prandaj, është e rëndësishme të jeni mirë të informuar me prognozën e sëmundjes suaj dhe mundësitë e trajtimit që keni në dispozicion jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse ju duhet të flisni për veten tuaj dhe të bëni zgjedhjen më të mirë të mundur për trajtimin dhe shërimin tuaj!