Struma e thjeshtë është rritje e gjëndrës tiroide. Zakonisht nuk është tumor apo kancer.
Shkaqet
Gjëndra tiroide është një organ i rëndësishëm i sistemit endokrin. Ajo është e vendosur në pjesën e përparme të qafës, pikërisht aty ku takohen klavikulat tuaja. Gjëndra tiroide prodhon hormonet që kontrollojnë mënyrën se si çdo qelizë në trup përdor energji. Ky proces quhet metabolizëm.
Mungesa e jodit është shkaku më i zakonshëm i strumës. Trupi ka nevojë për jod për të prodhuar hormonet tiroide. Nëse ju nuk keni mjaftueshëm jod në dietën tuaj, gjëndra tiroide bëhet më e madhe duke provuar për ta kapur të gjithë jodin që mundet, që të mund të prodhojë sasinë e duhur të hormoneve tiroide. Pra, struma mund të jetë shenjë se gjëndra tiroide nuk është në gjendje të prodhojë hormone të mjaftueshme tiroide. Në vitet e fundit përdorimi i kripës së iodizuar parandalon mungesën e jodit në dietë.
Shkaqet e tjera të strumës përfshijnë:
– Sulmimi i gjëndrës tiroide nga sistemi imunitar i trupit (probleme autoimune)
– Disa barna (litiumi, amiodaroni)
– Infeksionet (rrallë)
– Pirja e duhanit
– Disa ushqime (soja, kikirikët, perimet në familjen e brokolit dhe lakrës)
– Struma toksike nodulare, rritje e gjëndrës tiroide zgjeruar që ka një rritje të vogël, apo disa rritje të rrumbullakosura të quajtura nodule, të cilat prodhojnë shumë hormone tiroide.