SINUSITI

SINUSITI

Sinusiti është inflamacion i sinuseve. Shkaku mund të jetë një infeksion ose një problem tjetër. Sinuset janë hapësira ajrore brenda kockave që rrethojnë hundën. Ato prodhojnë mukus, që rrjedhë në hundë. Nëse hunda juaj është edematoze, kjo mund të bllokojë sinuset dhe të shkaktojë dhimbje.
Ka disa lloje të sinusitit:
– Akut, që zgjat deri në 4 javë
– Subakut, i cili zgjat 4 deri në 12 javë
– Kronik, i cili zgjat më shumë se 12 javë dhe mund të vazhdojë me muaj apo edhe vite
– Rekurent, me disa sulme brenda një viti
Sinusiti akut shpesh fillon si një ftohje, i cili pastaj kthehet në një infeksion bakterial. Alergjitë, problemet e hundës dhe disa sëmundje të caktuara mund të shkaktojnë sinusit akut dhe kronik.
Simptomat e sinusitit mund të përfshijnë ethe, dobësi, lodhje, kollë dhe kongjestion. Mund të ketë edhe kullim të mukusit në pjesën e prapme të fytit, të quajtur rrjedhje postnasale. Mjeku do të diagnostikon sinusitin në bazë të simptomeve si dhe ekzaminimit të hundës dhe fytyrës. Rtg e sinuseve ndihmon në diagnostikim. Trajtimi i sinusitit bëhet me antibiotikë, dekongjestues, dhe analgetik.
Pllakat e nxehta në zonën e inflamuar, spray me krip dhe avuj gjithashtu mund të ndihmojnë.
NIH: Instituti Kombëtar për Sëmundje të Alergjisë dhe ato Infektive
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right