Mjeku Personal – do të kaloj më shumë kohë me ju, do kuptoj më mirë shqetësimin tuaj dhe do ta ketë më të lehtë të zbuloj sëmundjen dhe sugjeroj trajtimin adekuat.
Programi për Trajtim Jashtë Vendit ofron trajtim për të gjitha sëmundjet të cilat nuk trajtohen në vendin tuaj si dhe trajtimin e sëmundjeve më të komplikuara për të cilat ju preferoni të mjekoheni jashtë vendit!
e-Health Tourism – një koncept i ri i kujdesit shëndetësor i cili ofron konsultime me chat, audio dhe video të sigurta dhe në privatësi të plotë për turistët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Marrja e një mendimi sekondar nga një mjek tjetër specialist mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të duhura, t’ju lehtësojë dhe në disa raste edhe të shpëtojë jetën tuaj.
Klinika Teledermatologjike i referohet përdorimit të imazheve të lëkurës për të klasifikuar, diagnostikuar, monitoruar dhe vlerësuar gjendjen apo sëmundjet e lëkurës pa qenë pacienti i pranishëm fizikisht.
Pas përfundimit të trajnimit, mjekët do të kenë mundësi t’i bashkohen rrjetit global të profesionistëve shëndetësorë, dhe ofrojnë shërbime me pagesë për pacientët kudo në botë.
Klinika Tele-onkologjike përkufizohet si ofrimi i shërbimeve klinike onkologjike nga distanca për diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të pacientit duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Si Partner i Besueshëm, ju do të keni hapësirën tuaj në web faqen e Klinikës Digjitale dhe do të keni mundësi të ofroni shërbimet, produktet apo teknologjinë tuaj tek një numër i madh i pacientëve dhe mjekëve.