Prerja Cesariane është një operacion për të mundësuar lindjen e fëmiut. Foshnja nxjerret nga barku i nënës. Në Shtetet e Bashkuara, pothuajse një në tre gra lindin në këtë mënyrë. Disa prerje Cesariane janë të planifikuara, por shumë të tjera ndodhin pas problemeve të papritura gjatë lindjes. Arsyet për prerje Cesariane mund të përfshijnë:
– Problemet shëndetësore të nënës
– Nëna shtatëzënë me më shumë se një fëmijë
– Madhësia ose pozita e foshnjës
– Kur shëndeti i fëmijës është në rrezik
– Lindja nuk është duke shkuar siç duhet
Kirurgjia është relativisht e sigurt për nënën dhe foshnjën. Megjithatë, mbart rreziqe pasi është operacion i madh. Gjithashtu, kërkohet më shumë kohë për shërim nga një prerje Cesariane se sa nga lindja e rregulltë (vaginale). Kjo mund të rrisë rrezikun dhe vështirësoj shtatëzënitë e ardhshme. Disa gra mund të kenë probleme gjatë lindjeve të mëvonshme vaginale. Megjithatë, shumë gra janë në gjendje të kenë një lindje vaginale edhe pas prerjes Cezariane.
NIH: Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor