DIABETI TIP 2 – PLANIFIKIMI I USHQIMIT

DIABET TIP 2 – PLANIFIKIMI I USHQIMIT

Kur ju keni Diabet të tipit 2, duhet të planifikoni marrjen e ushqimit dhe kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën trupore.
Fokusi juaj kryesor është mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak (glukozë) në kufirin (nivelin) tuaj të synuar. Për të ndihmuar në menaxhimin e sheqerit në gjak, ndiqni një plan ushqimi (shujtë) që ka:
– Të gjitha llojet e ushqimit
– Më pak kalori
– Sasi të njëjtë të karbohidrateve në çdo shujtë dhe shtesa (snacks) ushqimore të lehta
– Yndyrna të shëndetshme
 Krahas ushqimit të shëndetshëm, ju mund të mbani nivelin e sheqerit tuaj në gjak në kufijtë e synuar duke kontrolluar edhe peshën tuaj. Njerëzit me Diabet tip 2 janë të trashë (mbipeshë). Humbja e 4.5 kilogramëve mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë diabetin tuaj. Ushqimi i shëndetshëm dhe qëndrimi aktiv (për shembull, 60 minuta ecje ose aktivitete tjera fizike në ditë) mund t’ju ndihmojnë të përmbushni dhe të mbani synimin tuaj të humbjes së peshës.
SI NDIKOJNË KARBOHIDRATET NË NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK
Ushqimi me karbohidrate i jap energji trupit tuaj. Ju duhet të hani karbohidrate për të ruajtur energjinë tuaj. Por karbohidratet gjithashtu rrisin nivelin e sheqerit në gjak, më lartë dhe më shpejt se llojet tjera të ushqimit.
Llojet kryesore të karbohidrateve janë amidoni, sheqernat dhe fibrat. Lexoni se cilat ushqime kanë karbohidrate. Kjo do ju ndihmojë në planifikimin e ushqimit në mënyrë që të mbani nivelin e sheqerit tuaj në gjak në kufij normal apo të synuar.
Jo të gjitha karbohidratet mund të ndahen dhe të absorbohen nga trupi juaj. Ushqimet me karbohidrate ose fibra që nuk treten, kanë më pak gjasa të rrisin nivelin e sheqerit tuaj në gjak përtej kufirit tuaj të planifikuar. Këtu përfshihen ushqime si fasulja dhe drithërat.
chevron_left
chevron_right