Njerëzit që ecin më shpejt mund të presin që të kenë një jetë më të gjatë, ka gjetur një studim i ri.
Ekspertët e shëndetësisë në Universitetin e Leicester dhe Loughborough University mblodhën të dhëna nga pothuajse 500,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin pesha të ndryshme.
Gjetjet e tyre treguan se njerëzit nën peshë që ecin ngadalë kanë jetëgjatësinë më të ulët – 72 për gratë dhe 64 për meshkujt.
Jetëgjatësia mesatare në Britaninë së Madhe është 79 për burrat dhe rreth 82 për femrat.
Është hera e parë që një kërkim ka bërë lidhjen ndërmjet ritmit të shpejtë të ecjes me një jetëgjatësi më të gjatë, pa marrë parasysh peshën e një personi ose madhësinë e belit.
Njerëzit që ecin më shpejt kanë një jetëgjatësi më të gjatë, pavarësisht peshës së tyre, të dhënat sugjerojnë.
“Gjetjet tona mund të ndihmojnë në sqarimin e rëndësisë relative të gjendjes fizike në krahasim me peshën e trupit në jetëgjatësinë e individëve”, tha bashkëautori i studimit, profesor Tom Yates i Universitetit të Leicester.
“Me fjalë të tjera, gjetjet sugjerojnë se ndoshta gjendja fizike është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë se indeksi i masës trupore (BMI) dhe se inkurajimi i popullatës për t’u angazhuar në ecje të shpejtë mund të shtojë vite në jetën e tyre”
Hulumtimi përdori të dhëna nga UK Biobank prej 474,919 njerëzve në të gjithë vendin dhe u analizua në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Shëndetësore, Qendrën Kërkimore Biomjekësore në Leicester.
Dr. Francesco Zaccardi, epidemiolog klinik në Qendrën e Diabetes Leicester dhe bashkëautor i studimit, tha: “Studimet e publikuara deri tani kanë treguar kryesisht ndikimin e peshës trupore dhe gjendjes fizike në vdekshmëri në lidhje me rrezikun relativ, p.sh. rritje prej 20 përqind të rrezikut relativ të vdekjes për çdo rritje prej 5 kilogramë për metër katror, krahasuar me një vlerë reference të një indeksi trupor prej 25 kilogramë për metër katror (pragu i indeksit mes peshës normale dhe mbipeshës).
“Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të interpretohet “rreziku relativ “.Raportimi në aspektin e jetëgjatësisë, anasjelltas, është më i lehtë për t’u interpretuar dhe jep një ide më të mirë për rëndësinë e ndarë dhe të përbashkët të indeksit të masës trupore dhe aftësisë fizike”.
Profesor Yates dhe ekipi i tij kanë botuar hulumtime vitin e kaluar duke treguar se njerëzit me moshë mesatare që raportuan se ishin këmbësorë të ngadalshëm ishin në rrezik më të lartë të sëmundjes së zemrës sesa popullsia e përgjithshme.
Studimi, i cili gjithashtu përdori të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se këmbësorët e ngadaltë kishin dy herë më shumë gjasa të kishin një vdekje të lidhur me zemër se këmbësorët e shpejtë, edhe kur merrnin parasysh faktorët e tjerë të rrezikut, si pirja e duhanit dhe indeksi i masës trupore.