Vizioni i Kolegjit Heimerer është të jetë shkollë udhëheqëse në Kosovë dhe rajon për arsimin profesional në fushat e Shëndetësisë dhe Infermierisë.
Arsimi është më shumë se arritja e një grade akademike! Përveç njohurive profesionale, ai ngërthen në vete edhe ngritjen e personalitetit dhe një sistem të qëndrueshëm të vlerave të mirëfillta. Andaj, Kolegji Heimerer ju ofron studentëve mbështetje dhe avansim individual në rrugëtimin e tyre akademik, duke vënë studentin në qendër dhe fuqizuar kualitetin e secilit individ për një karrierë dhe jetë të suksesshme!
Përmes programeve studimore, Heimerer synon të ofrojë pavarësimin dhe ngritjen profesionale dhe përgatitjen e studentëve për të përdorur diturinë dhe shkathtësitë e fituara në interes të individit dhe të shoqërisë.