Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato prodhojnë vezë të grave dhe hormone femërore. Çdo vezore ka madhësinë dhe formën e një bademi.
Kanceri i vezores nuk është i zakonshëm, por shkakton më shumë vdekje sesa kanceret e organeve tjera riprodhuese femërore. Sa më heret që diagnostikohet dhe trajtohet kanceri i vezores, më të mëdha janë mundësitë për shërim. Por kanceri i vezores është vështirë të zbulohet herët. Kanceri i vezores në stadin fillestar mund të kaloj pa simptome ose me simptome të lehta, derisa sëmundja të përkeqësohet dhe kalon në një fazë të përparuar. Atëherë është e vështirë për tu trajtuar. Simptomat mund të përfshijnë:
– Një ndjenjë/peshë e rëndë në pelvik/legen
– Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
– Gjakderdhje nga vagina
– Shtimi apo humbja në peshë
– Cikli menstrual jo i rregulltë
– Dhimbje të pashpjegueshme të shpinës që përkeqësohen
– Gazëra, mundim, të vjella ose humbje të oreksit
Për të diagnostikuar kancerin e vezores, mjekët bëjnë disa analiza. Kjo përfshinë edhe ekzaminimin fizik, ekzaminimin e pelvikut, teste laboratorike, ultrazërin ose një biopsi. Trajtimi zakonisht është intervenimi kirurgjik i përcjellur me kemoterapi.