Kanceri i gjirit prek një në tetë gra gjatë jetës së tyre. Askush nuk e di pse disa gra sëmuhen nga kanceri i gjirit, por ka shumë faktorë rreziku. Rreziqet që ju nuk mund të ndikoni përfshijnë:
– Mosha – rreziku rritet me moshë
– Gjenet – dy gjene, BRCA1 dhe BRCA2, rrisin shumë rrezikun. Gratë që kanë anëtarë të familjes me kancer të gjirit ose të ovarit mund të kërkojnë testim gjenetik.
– Faktorët personalë – menzesi (menstruacioni) filluar para moshës 12 ose vazhdon edhe pas menopauzës, pas moshës 55 vjeçare,
Rreziqet e tjera përfshijnë obezitetin, përdorimin e terapisë së zëvendësimit të hormoneve (e quajtur edhe terapia hormonale e menopauzës), marrjen e pilulave për kontrollë të lindjes, pirjen e alkoolit, lindje të vonuar, ose fëmijën tuaj të parë pas moshës 35 vjeç dhe gjinjë të mëdhenjë (të dendur)!
Simptomat e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një gung në gji, një ndryshim në përmasat ose formën e gjirit dhe rrjedhje nga thimthi. Vetë-kontrollimet e gjirit dhe mamografia mund të ndihmojnë në gjetjen e hershme të kancerit, kur është edhe i shërueshëm. Një trajtim i mundshëm është operacioni, largimi i masës ose mastectomia. Trajtime të tjera përfshijnë terapinë e rrezatimit, kemoterapinë, terapinë hormonale dhe terapinë e shënjestuar. Terapia e shënjestuar përdorë substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale.
Burrat poashtu mund të kenë kancer të gjirit, por ai është i rrallë!