Dr. Dardan Asllani shpallet nga HIMSS në SHBA ndër 50 liderët global të shëndetit digjital

Dr. Dardan Asllani shpallet nga HIMSS në SHBA ndër 50 liderët global të shëndetit digjital

Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetit digjital në botë, CEO i Klinika Digjitale Dr. Dardan Asllani është shpallur nga Healthcare Information and Management Systems Society, HIMSS – SHBA, në mesin e 50 Liderëve Global të Shëndetit Digjital. Kjo njohje vendos Kosovën ndër vendet me perspektivë të jashtëzakonshme për transformim shëndetësor digjital.
Çfarë është Healthcare Information and Management Systems Society, Inc. – HIMSS?
Healthcare Information and Management Systems Society, Inc. (HIMSS), SHBA, – është organizatë lidere e shëndetit dhe udhëheqëse globale që mbështet transformimin e ekosistemit shëndetësor përmes informacionit dhe teknologjisë. HIMSS ofron një thellësi dhe gjerësi unike të ekspertizës në inovacionin shëndetësor, politikat publike, zhvillimin e fuqisë punëtore, kërkimin dhe analizat për të këshilluar udhëheqësit global, akterët dhe ndikuesit mbi praktikat më të mira në informacionin dhe teknologjinë shëndetësore.
HIMSS çdo vit identifikon, nderon dhe bashkon drejtuesit kryesorë të shëndetit digjital të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetit digjital në botë. Liderët e zgjedhur, do të punojnë së bashku me HIMSS dhe komunitetin global të kujdesit shëndetësor për të kontribuar në ndryshim dhe kapërcyer sfidat sistematike shëndetësore duke adresuar boshllëqet dhe nevojat në nivelin lokal dhe rajonal.
Çdo vit, një grup i ri me 50 udhëheqës të lartë global bashkohet me komunitetin HIMSS, me një mandat prej një viti. Liderët e zgjedhur shërbejnë si udhëheqës dhe këshilltar për të frymëzuar brezat e ardhshëm për ndryshim dhe zhvillim global. Qëllimi i liderëve të Komunitetit Future50 është të njohë, sjellë së bashku dhe të mbështesë reformuesit të kujdesit shëndetësor në të gjithë globin për të nxitur transformimin digjital për të gjithë dhe kudo.
Sfidat për zhvillimin e shëndetit digjital janë të mëdha në mbarë botën. Për të zhvilluar sistemin shëndetësor digjital në vendin tonë, nevojitet vizion i qartë, bashkëpunim dhe mirëbesim në mes të gjitha palëve të interesit. Kosova gëzon një përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, ne shpresojmë të shtojmë edhe mbështetjen e ekspertëve shëndetësorë dhe digjitalë ndërkombëtarë.
Reformimi shëndetësor nuk ka alternativë, gatishmëri ka dhe koha është tani.
Për të mësuar më shumë vizitoni: https://www.himss.org/membership-participation/himss-future50-community

chevron_left
chevron_right