A ka vështirësi fëmija juaj të qëndroj i qetë? A vepron fëmija juaj pa menduar fillimisht? A fillon fëmija juaj një veprim, por nuk e përfundon ate? Nëse po, fëmija juaj mund të ketë një Çrregullimi Hiperaktiv të Mungesës së Vëmendjes (ADHD). Pothuajse tek secili fëmijë shfaqen disa nga këto sjellje ndonjëherë, por ADHD zgjat më shumë se 6 muaj dhe shkakton probleme në shkollë, në shtëpi dhe në shoqëri.
ADHD është më i zakonshëm tek djemtë sesa tek vajzat. Atakon 3-5 % e të gjithë fëmijëve amerikanë.
Karakteristikat kryesore të ADHD janë:
– Pa vëmendja
– Hiperaktiviteti
– Impulsiviteti
Askush nuk e di saktësisht se çfarë shkakton ADHD. Nganjëherë shfaqet në familje, kështu që gjenetika mund të jetë një faktor. Mund të ndikojnë edhe faktorët e mjedisit.
Një vlerësim i plotë nga një profesionist i trajnuar është e vetmja mënyrë për të ditur me siguri nëse fëmija juaj ka ADHD. Trajtimi mund të përfshijë ilaçe për të kontrolluar simptomat, terapi ose të dyja. Ndërtimi/struktura e shtëpisë dhe e shkollës janë të rëndësishme. Trajnimi i prindërve mund të ndihmojë gjithashtu.