ÇREGULLIMET E NGRËNIES

ÇREGULLIMET E NGRËNIES

Çrregullimet e ngrënies janë probleme serioze të sjelljes. Mund të përfshijnë ngrënjen e tepërt apo mos marrjen e ushqimit të mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm. Kjo gjithashtu përfshinë edhe shqetësimin ekstrem për formën ose peshën tuaj. Llojet e çrregullimeve të ushqimit përfshijnë:
– Anorexia neurotike, në të cilën ju humbni peshë, por nuk hani sa duhet sepse mendoni se keni mbipeshë.
– Bulimia neurotike, përfshin periudha të ngrënjes së tepërt pasuar me zbrazje, nganjëherë përmes vjelljes së vetë-nxitur ose duke përdorur laksativ.
– Ngrënie e pakontrolluar, e cila është jashtë ҫdo mase të ngrënies
Gratë kanë më shumë gjasa se meshkujt të kenë çrregullime të ngrënies. Ato zakonisht fillojnë në vitet e adoleshencës dhe shpesh përcjellen me depresion, çrregullime të ankthit dhe me abuzim të substancave.
Çrregullimet e ushqimit mund të çojnë në probleme të zemrës dhe veshkave, madje edhe në vdekje. Ndihma e hershme është e rëndësishme. Trajtimi përfshin monitorimin, terapinë e bisedimeve, këshillimin ushqimor, nganjëherë edhe ilaçet.
NIH: Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right
sqAlbanian