Apendiksi është një organ i vogël, i ngjashëm me zorrën, i bashkangjitur në pjesën e parë të zorrëve të trasha. Ajo është e vendosur në pjesën e poshtme të djathtë të barkut. Nuk ka funksion të njohur. Një bllokim brenda apendiksit shkakton apendicitin – kalljen e zorrës qorre. Bllokimi shton presionin dhe shkakton probleme me qarkullimin e gjakut dhe inflamacion. Nëse bllokimi nuk trajtohet, apendiksi mund të shpërthejë dhe të përhapet infeksioni në bark. Kjo shkakton një gjendje të quajtur peritonit.
Simptoma kryesore është dhembja në bark, shpesh në anën e djathtë. Zakonisht është e papritur dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
– Ënjtje/edema në bark
– Humbja e oreksit
– Mundim dhe vjellje
– Kapsllëk ose diarre
– Pamundësia për të kaluar gazin
– Ethet
Këto simptoma nuk paraqiten tek të gjithë me kallje të zorrës qorre (apendicitit).
Appendiciti është një emergjencë mjekësore. Trajtimi pothuajse gjithmonë përfshin largimin kirurgjik. Çdokush mund të marrë kallje të zorrës qorre (apendicit), por është më e zakonshme tek moshat 10 deri në 30 vjeç.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjet Digjestive dhe të Veshkës