Anadolu Medical Center

Partner i Besueshëm

ANADOLU MEDICAL CENTER – AMC është spital i avansuar i kujdesit akut, me specializime të shumta dhe me klinikë ambulantore në zemër të Stambollit. Është themeluar nga Fondacioni Anadolu në 2005 dhe ka dy karakteristika kryesore: statusin joprofit dhe lidhjen unike me spitalin globalisht të njohur Johns Hopkins Medicine në SHBA.
Lidhja e Anadolu Medical Center me Johns Hopkins Medicine USA pozicionon AMC në nivel me spitalet më të mira në botë. Kjo lidhje siguron qasje të vazhdueshme në risitë më të fundit, ekspertizë të pakrahasueshme dhe përparime teknologjike. Kjo lidhje i lejon stafit të saj mundësi për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë, njohuritë dhe trajnimin e tyre për të siguruar kujdes të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë të nivelit më të lartë.
Anadolu Medical Center është institut që është shpërblyer nga ESMO (Shoqëria Evropiane e Onkologjisë Mjekësore) si një nga qendrat e pakta në Evropë, dhe gjithashtu ka ISO 9001- 2000 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë), ISO 14001 (Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit) dhe çertifikatat e akreditimit dhe cilësisë së JCI (Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar), OECI (Organizata e Instituteve Evropiane të Kancerit) dhe çertifikim nga Akreditimi i Artë i Planetree.
AMC ofron përsosmëri në Shërbimet Kardiovaskulare (operacionet e zemrës më të komplikuara pediatrike, neonatale dhe të të rriturve), Onkologji (Onkologji Mjekësore, Onkologji Pediatrike, 10 vjet përvojë në Radiokirurgjinë dhe Radioterapinë Cyberknife M6, teknologjinë Edge në Njësinë e Transplantit të Palcës së Kockave që tejkalon 2.000 transplantime midis 2010 – 2020, terapi rrezatimi) mjekësi nukleare (Skanimi me PET-CT, Trajtimi me Jod), IVF (laboratori i embriologjisë hi-tech, teste PGD, nivele të larta suksesi) dhe Subspecializime Kirurgjike (Neurokirurgji, Obstetrike & Gjinekologji, Urologji, Ortopedi).
Shërbimi Ndërkombëtar i Pacientëve në Anadolu Medical Center është departament me shërbim të plotë i dedikuar për plotësimin e nevojave të pacientëve ndërkombëtarë. Që nga hapja e AMC në 2005, departamenti është rritur në mënyrë drastike dhe ka arritur një numër stafi prej 80, me 3 nën-divizione të marketingut, shitjeve dhe operacioneve, gjithashtu duke përfshirë një ekip mjekësor të përbërë nga 4 mjekë dhe një infermiere për menaxhim të rastit, të përkushtuar vetëm për të ndihmuar pacientët ndërkombëtarë dhe për të koordinuar proceset e tyre të trajtimit në Anadolu Medical Center.

CAKTO TERMIN

arrow_downward